MENU
klinika

Matura: teza e gjuhës dhe letërsisë

Fuga: Politikë antikombëtare, nivel infantil pro injorancës!

14.06.2020 - 21:38

        Akademiku dhe profesori Artan Fuga, i është rikthyer edhe një herë, debatit për tezën e gjuhës dhe letërsisë në maturën shtetërore 2020, duke konstatuar se, nuk kishte vetëm luhatje në interpretime subjektive ngatërrestare, por edhe pyetje naive.


Fuga thotë, se kjo jep mundësi që nxënësit e shkëlqyer të injorohen dhe të përfitojnë të privilegjuarit nga prindërit.

Sipas tij, me këtë skemë lihen në injorancë fëmijët e kombit dhe i jepet mundësi fëmijëve të të privilegjuarve që studiojnë jashtë, të mbledhin në familjet e tyre pushtet, pasuri dhe arsim.

Statusi i plotë:

Teza e gjuhës dhe e letërsisë, nuk kishte vetëm luhatje në intepretime krejt subjektive, jo vetëm ishte ngatërrestare, por edhe me pyetje naive, si a është përgjigje e saktë: Ai hipi në pemë dhe mblidhte gurë!!! 🙂

Ky infantilizëm krijon mundësi që nxënësit e shkëlqyer të injorohen dhe të përfitojnë lloj-lloj nxënësish të privilegjuar nga prindërit, por që nuk duan të mësojnë!

Kështu, ne lemë në injorancë fëmijët e kombit dhe japim mundësi që fëmijët e të privilegjuarve që studiojnë jashtë, të mbledhin në familjet e tyre pushtet, pasuri dhe arsim!

Kjo politikë është antikombëtare!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do rishihet mënyra e shpërndarjes së notave"

Ankesat e maturantëve, reagon Komiteti i Maturës Shtetërore 2020


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin