18.06.2020 - 09:04
Dhjetëra mijëra shkolla në Rusi do të përdorin së shpejti një teknologji që identifikon fytyrat për të monitoruar fëmijët dhe mësuesit gjatë orarit mësimor.
Sipas një raporti nga gazeta ruse e biznesit ‘Vedomosti’, sistemi do tu prezantohet 43.000 shkollave në të gjithë vendin dhe ka filluar të përdoret që tani në 1600.
Elvees Neotech, kompania që krijoi kamerat e quajtur ‘Orwell’, shprehet se ato janë modeluar për të detektuar automatikisht objektivat, të cilët përfshijnë njerëz dhe situata.
Emri i sistemit besohet të jetë një referencë për autorin George Orwell, romani i të cilit, ‘1984’, flet për një të ardhme distopike ku qeveria survejon në masë popullsinë.