Tashmë hulumtuesit e Universitetit të Floridas kanë gjetur një zgjidhje më të sigurtë. Ata propozojnë një sistem i cili do të tërhiqte asteroidet jashtë kursit të përplasjes me Tokën.
Ndërsa është e pamundur testimi i kësaj metode në kushte reale, shkencëtarët kanë përdorur një version të simuluar të asteroidit Bennu. Ekipi thotë se metoda ka funksionuar në kushte të ndryshme.
Për të implementuar metodën duhet më shumë kohë sesa goditja e tij. Megjithatë do të nevojitet një mjet emergjent në rast se asteroidi hyn në kursin e përplasjes me Tokën.
Shkencëtarët filluan zhvillimin e kësaj metode për shkak të asteroidit Apophis që do të kalojë afër Tokës në 2029. Edhe pse ata thonë se një përplasje me shumë gja nuk do të ndodhë, inxhinierët Amerikanë në Masaçusets kanë zhvilluar një hartë në rast se ndodh e kundërta.
Asteroidi do të kalojë pranë Tokës më 13 Prill 2029, një trup qiellor që fluturon me 30 kilometra në sekondë.