MENU
klinika

Çon në krizë partnerët…

Ky është keqkuptimi i madh që vepron fshehtas

29.06.2020 - 06:36

Nëse do të më doje nuk do të kërkoje të më ndryshoje.

Pse të dashuruarit në fillim e pranojnë njëri tjetrin ashtu siç janë pastaj kërkojnë ndryshime?

E gjithë kjo të bën të ndihesh keq. Impulsi për të ndryshuar të dashurit tanë duket se është në kundërshtim me frymën e dashurisë. Nëse u deshëm dhe jemi dashur, me siguri nuk do të flitej për ndryshim? A nuk është dashuria pranimi i një qenieje të tërë, ashtu siç është, me pikat e saj të dobëta dhe të forta.

Ideja që synon të ndryshojë parterët tanë tingëllon e papërshtatshme dhe shqetësuese sepse, së bashku, ne kemi qënë thellësisht të ndikuar nga një konceptim romantik i dashurisë. Kjo tregon se shënuesi kryesor i dashurisë është kapaciteti për të pranuar një person tjetër në tërësi, me anët e mira dhe të këqija. Të duash dikë është, thjesht, sipas filozofisë romantike, ta duash atë ashtu siç është– pa ndonjë dëshirë për ta ndryshuar. Ne duhet ta pranojmë personin që të jemi të denjë për emocionin që pretendojmë të ndiejmë.

Në momente të caktuara të dashurisë, ka ndjenja veçanërisht prekëse dhe që janë në levizje, gjëra për të cilat të tjerët na kanë dënuar ose nuk i kanë kuptuar. Mund të duket prova përfundimtare e dashurisë që anët më të komplikuara tonat mund të ngjallin interes e madje dhe dëshirë te tjetri.

Gjatë jetës, ne jemi gjithnjë në dijeni se ka gjëra për të cilat të tjerëve mund të mos u pëlqejnë edhe aq – dhe ne përpiqemi të mbrojmë veten nga tallja dhe kritika. Çfarë kënaqësie atëherë kur të dashurit tanë duket se u japin pak ose aspak rëndësi disa të metave të caktuara. Kur je i turpshëm në festa, nuk qeshin – janë të ëmbël dhe e marrin heshtjen tuaj si një shenjë sinqeriteti. Nuk ndjehen të turpëruar nga rrobat tuaja pak të dala mode, për ta, ndershmëria dhe aftësia për të injoruar opinionin publik është kryesore. Kur ke dhimbje koke, ata nuk thonë se ishte faji yt sepse pive shumë; ata të sjellin çajin dhe i mbajnë perdet e mbyllura.

Nga këto momente, një bindje jashtëzakonisht fatkeqe zhvillohet rreth dashurisë: ideja se të duash dikë duhet gjithmonë të thotë t’i pranosh ata në çdo fushë – dhe se të duhesh duhet me patjetër të thotë të pranohesh për çdo gjë që dikush është dhe bën. Çdo dëshirë për ndryshim duhet, sipas kësaj ideologjie romantike, të shkaktojë shqetësime, bezdi dhe rezistencë të thellë. Duket si provë që nuk mund të ketë dashuri, se diçka ka shkuar shumë keq – se duhet të ndahen…

Por ekziston një filozofi tjetër më e zbatueshme dhe e pjekur e dashurisë, e cila i ka gjurmët tek grekët e lashtë. Ajo pohon se dashuria është së pari dhe mbi të gjitha një admirim për anët e mira, përsosmëritë, e një tjetër qenieje njerëzore. Dashuria është kënaqësia që ndiejmë kur vihemi ballë për ballë me diçka që është e fortë, e zgjuar, e sjellshme, e sinqertë, e mprehtë ose shpirtmadhe në një tjetër person.

Grekët mendonin se dashuria nuk është një emocion i errët. Të duash nuk është një fenomen i çuditshëm kimik i papërshkrueshëm me fjalë. Ajo thjesht do të thotë të admirosh një person tjetër për të gjitha llojet e gjërave rreth tij që janë me të vërtetë të drejta dhe të përmbushura.

FIRENCE, ITALI – 24 MAJ: Puna restauruese mbi kryeveprën e Michelangelos, Davidit, përfundoi më 24 maj 2004 në Galleria dell’Accademia në Firence.
Atëherë pra, çfarë të bëjmë me dobësitë, problemet, copëzat jo aq të këndshme tonat? Filozofia Romantike na thotë t’i pranojmë, madje t’u gëzohemi atyre- të gjithave. Ne e bëjmë këtë me një numër të caktuar prej tyre: një marrëdhënie nuk do të shfaqej nëse ne nuk do të mundnim t’i pranonim. Por në një pikë të caktuar, ne arrijmë limitet tona: Duke na u thënë se ne thjeshtë duhet ta duam dikë për gjithçka që është, ose përndryshe do të etiketohemi si shpirtlig.

Si do të mundej dikush të mos të donte të ndryshonte kurrë asnjë pjesë të tonën nëse na njeh siç duhet?

A na mungon ambicja për të arritur potencialin tonë të vërtetë? A nuk jemi ne vetë ata që duam të ndryshojmë dhe përmirësojmë? Atëherë përse i fajësojmë të tjerët se duan prej nesh atë çfarë thellë në zemër ne duam për veten tonë?

Në këtë pikë, ideja greke e dashurisë kthehet në një ide të cilën ne dëshpërimisht kemi nevojë ta rehabilitojmë tek vetja: arsimimi. Për grekët, duke qënë se ne të gjithë jemi shumë të papërsosur, një pjesë e asaj se çfarë do të thotë të thellosh dashurinë është të duam të mësojmë – dhe të mësohemi. Dy njerëz duhet ta shohin një marrëdhënie si një mundësi konstante për të përmirësuar dhe për t’u përmirësuar. Kur të dashurit i mësojnë njëri tjetrit të vërteta të pakëndshme, ata nuk po heqin dorë nga dashuria. Ata po përpiqen të bëjnë diçka të vërtetë për dashurinë: që është ta bëjnë partnerin e tyrë më të dashur.

Mësuesi David Nieder i Akademisë “Njohuria është Programi i Fuqisë” (KIPP) merr pyetje nga klasa e tij më 4 tetor 2000 në Bronx të New York. Programi “Njohuria është fuqi” edukon 200 nxënës të shkollave të mesme, kryesisht fëmijë të varfër me ngjyrë dhe latinë, të vendosur në një korridor në katin e katërt të një shkolla publike të rregullt të Bronx-it. Për shkak të disiplinës së rreptë ku secili nxënës merr dy orë të detyrave të shtëpisë në natë dhe një ditë shkollore shkon deri në nëntë orë e gjysmë, duke përfshirë të shtunën dhe gjatë gjithë verës, rezultatet e testimit janë më të lartat në Bronx.
Ne duhet të ndalojmë së ndjeri fajtorë sepse thjeshtë dëshirojmë të ndryshojmë partnerët, dhe nuk duhet kurrë të durojmë partnerët tanë sepse thjesht duan të na ndryshojnë. Këto dy projekte janë, në teori, shumë legjitime, madje dhe të nevojshme. Dëshira për ta vënë në të drejtë një të dashur është, në fakt, krejtësisht besnike ndaj detyrës thelbësore të dashurisë – të ndihmosh një tjetër person të bëhet versioni më i mirë i vetvetes.

Për fat të keq, nën ndikimin e ideologjisë romantike, shumica prej nesh përfundojnë si mësues të tmerrshëm dhe studentë po aq të tmerrshëm. Kjo sepse ne nuk pranojmë se është e ligjshme (të lëmë mënjanë fisnikërinë) të kemi gjëra që do të donim t’i mësonim dhe fusha ku do të mund të na duhet të mësojmë. Ne rebelohemi kundër çdo strukture të asimimit nga të dashurit që do t’u hapnin shteg kritikave në mësime që duken si prekëse po ashtu dhe si përpjekje të kujdesshme për të zbuluar anën torturuese të personaliteteve tona.

Në vend të kësaj, në rolin e studentit, sapo kapim shenjën e parë se tjetri po na bën si profesor, po adopton një ton pedagogjik, ne synojmë të supozojmë se po “sulmohemi” dhe jemi duke u tradhëtuar – dhe aty për aty i mbyllim veshët ndaj udhëzimit, duke reaguar me sarkazëm dhe agresion ndaj mësuesit (të dashurit).

22 tetor 1960: Mësuesi Dorothy Marriot mbron veshët e saj gjatë një mësimi muzikor në shkollën Ewing për fëmijët e shurdhër në Nottingham. Fëmijët janë duke qëndruar në tavolinat e tyre dhe duke përdorur cembale dhe dajre për të shtuar tingujt për muzikën e regjistruar, të cilën ata mund të dëgjojnë të përforcuar nëpërmjet kufjeve të tyre.

Në vend që ta lexojmë çdo mësim si një sulm ndaj të gjithë qenies tonë, si një shenjë që ne do të braktisemi dhe nënçmohemi, duhet ta marrim për atë që është: një tregues, sado i mangët, se dikush mund të shqetësohet për ne – edhe nëse nuk po e japin lajmin në mënyrë perfekte (miqtë tanë janë më pak kritikë ndaj nesh jo sepse janë më të mirë, por sepse ata nuk kanë nevojë të shqetësohen për ne më tepër sesa të dashurit tanë, ata na lënë në harresë pas disa orësh në një restorant).

Ne nuk duhet kurrë të ndihemi të turpëruar të udhëzojmë apo të kemi nevojë të udhëzohemi. I vetmi gabim është të refuzojmë mundësinë për t’u arsimuar nëse na është ofruar – sado me ngathtësi. Dashuria duhet të jetë një përpjekje ushqyese nga dy njerëz për të arritur potencialin e tyre të plotë – dhe kurrsesi thjesht një pasqyrë për të parë në të miratimin e të gjitha dështimeve ekzistuese.