Nga dita e sotme, Akademia e Shkencave e Shqipërisë është zgjeruar me 12 anëtarë të rinj. Zgjedhjet u realizuan me votim të drejtpërdrejtë në sallën “Aleks Buda”, por edhe online, për shkak të pandemisë COVID 19. Pas prezantimit të emrave nga kreu i Akademisë Skënder Gjinushi, asambleja kreu procedurat e parashikuara në ligj për Statutin e zgjedhjeve të anëtarëve të rinj akademikë e akademikë të asociuar, për avancime në titullin akademik të dy anëtarëve të saj (lëvizje të brendshme), si dhe për zgjedhjen e anëtarëve të jashtëm.
“Kandidatët që paraqiten sot kanë ndjekur procedurat në lidhje me statutin, edhe plotësimi i kriterit ligjor i është bërë i njohur komisionit teknik. Gjatë zbatimit të procedurave të reja ligjore, sipas ligjit të ri, mundësohet një bashkëpunim i ngushtë me institucionet arsimore”, shprehet ndër të tjera, Skënder Gjinushi, kryetar i ASH-së.
Kandiduan për titullin akademik anëtarët e Asamblesë me titull të mëparshëm akademik i asociuar Arjan Durrësi dhe Ilirian Malollari.
“Të dy anëtarët Arjan Durrësi dhe Ilirian Malollari u zgjodhën fitues”.
Kandiduan për anëtarë të Asamblesë, duke fituar titullin akademik:
1. Genc Sulçebe
2. Ilia Mikerezi
3. Pëllumb Xhufi
Kandiduan për anëtarë të Asamblesë, duke fituar titullin akademik i asociuar:
1. Adrian Civici;
2. Artan Boriçi;
3. Kristina Jorgaqi;
4. Mimoza Hafizi;
5. Rajmonda Bualoti.
Kandiduan si akademikë të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, duke fituar:
1. Ardian Ndreca;
2. Ardian Vehbiu.
Komisioni i votimit përbëhej nga akad. Neki Frashëri (kryetar), akad. Floran Vila (anëtar), akad. Jorgaq Kaçani (anëtar) dhe akad. emeritus Gjovalin Shkurtaj (anëtar).