Policia e Elbasanit ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili dyshohet të jetë autori i dy vjedhjeve.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë O. Sh., 19 vjeç, banues në fshatin Mengël, Elbasan, i cili ishte në ‘arrest shtëpie’, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, por 19-vjeçari nuk e rrespektonte këtë masë dhe lëviste i lirë.
Dyshohet se 19-vjeçari në muajin qershor ka bërë dy vjedhje.
-Më datë 27.06.2020 në fshatin Mengël, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit K. M., ku ka marrë mallra të ndryshme me vlerë 20.000 lekë.
-Më datë 17.06.2020, në fshatin Mengël, Elbasan, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në magazinën në pronësi të shtetasit P. D.
Njoftimi policisë:
Theu masën e sigurisë dhe dyshohet si autor i dy vjedhjeve, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:
O. Sh., 19 vjeç, banues në fshatin Mengël, Elbasan, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se 19-vjeçari nuk e zbatonte vendimin e Gjykatës dhe pasi kanë ushtruar kontroll për zbatimin e masës së sigurisë, nuk e kanë gjetur në banesë. Pas kontrolleve të shumta Policia ka gjetur dhe arrestuar shtetasin O. Sh., i cili ishte në lëvizje.
Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit dyshohet se ky shtetas është autor i dy vjedhjeve, konkretisht:
- Më datë 27.06.2020 në fshatin Mengël, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit K. M., ku ka marrë mallra të ndryshme me vlerë 20.000 lekë.
- Më datë 17.06.2020, në fshatin Mengël, Elbasan, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në magazinën në pronësi të shtetasit P. D.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.