Një ndeshje e luftuar në Gjirokastër mes Luftëtarit vendës dhe Skënderbeut udhëtues, ku në fund ka fituar eksperienca e kampionëve në fuqi, duke triumfuar 2-0, me golat e shënuar në pjesën e dytë të takimit.
Me këtë sukses, Skënderbeu ngjitet provizorisht në vend të parë, në pritje të ndeshjes së nesërme Kukësi-Partizani, që luhet në Elbasan.
Korçarët e nisën në sulm, ndërkohë që gjirokastritët kërkojnë të befasojnë me kundërsulme. Në fund të pjesës së parë mund të kishin shënuar pas një gabimi të Kaba Sambou, por Shkurtaj i vetëm me portierin Teqja nuk realizoi. Kjo edhe për meritë të “gardianit” të Skënderbeut.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Goli i avantazhit erdhi nga stoli dhe u realizuar nga Ardit Hoxhaj. Vlonjati, vetëm tri minuta pasi zbriti në fushë shënoi me kokë në portën e Ruçit. Rreth 10 minuta më pas ishte Dita ai që shënoi edhe golin e dytë, duke vulosur fitoren e Skënderbeut.
Korçarët me këtë fitore shkojnë në kuotën e 17 pikëve, duke marrë përkohësisht vendin e parë në renditje. Luftëtari mbetet poshtë në renditje, me vetëm 6 pikë të grumbulluara.
LUFTËTARI – SKËNDERBEU 0-2
A.Hoxhaj 69’, Dita 81
Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Hoxha, Janiçiç, Xhekson, Rapo, Rapa, Ramadani, Ymeraj, Milosavljev, Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Sambou, Aliti, Abazi, Muzaka, Dita, Guedj (Lilaj 78′), Gripshi, Bregu (Hoxhaj 66′), Krasniqi (Oto Xhon 70′). Trajner: Orges Shehi
Gjyqtarë: Olsid Ferataj, Nuri Rrapaj, Rejdi Zajimi, Klodian Shahini
Kartonë të verdhë: Rapa 13′