MENU
klinika

Kërcënon rikthimi i Covid-19

Rritet bindshëm punësimi në SHBA

05.07.2020 - 15:01

Ekonomia e SHBA ka krijuar vende pune me një normë rekord në muajin Qershor, ndërkohë që më shumë restorante dhe bare janë rihapur, por 31.5 milionë amerikanë mblidhnin ende përfitime të papunësisë në mes të muajit.

Megjithatë, rritja e rasteve me Covid-19 së fundmi, shton shqetësimet për një rënie të punësimit për Korrikun. Rritja gjigante e rasteve me koronavirus në shumë pjesë të vendit, përfshirë Arizona, Kaliforni, Forida dhe Teksas, kanë detyruar autoritetet që të ndalojnë rihapjet dhe të kthejnë punëtorët përsëri në shtëpi.

Rikthimi i fortë i sëmundjes, që nisi në fund të Qershorit dhe goditi rëndë baret dhe restorantet, nuk është përfshirë në raportin mujor të punësimit të publikuar nga Departamenti i Punës, pasi qeveria i ka anketuar bizneset në mes të muajit.

Ekonomistët thonë se Qershori mund të jetë i qetë përpara se të afrojë stuhia. Mbi 4.8 milionë vende pune u krijuan në Qershor, që është norma më e madhe që kur Qeveria nisi mbajtjen e regjistrimeve në vitin 1939. Megjithatë, punësimi është ende 14.7 milionë vende pune poshtë nivelit të para pandemisë.

Presidenti Donald Trump, që ka humbur mbështetje prej trajtimit të pandemisë, e mirëpriti raportin e punësimit duke thënë se është provë e rikthimit të ekonomisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Amazon hap edhe 75,000 vende pune

Pandemia shton blerjet online