Nga Bajram Peçi
Çështja e parë: Genocidi serb mbi popullin e Kosovës nuk u çua në gjykim ndërkombëtar.
Nuk është koha të bësh kritizerin, por të nxirren mësime ose të bëhen ndryshime. Të bën vërtet përshtypje, kur sheh makinerinë propagandistike të shtetit serb të ngrejë në këmbë komunitetin ndërkombëtar për të ashtuquajturat krime që ka bërë Ushtrija Çlirimtare e Kosovës dhe drejtuesit e saj, ndërsa nga Republika e Kosovës nuk shihet të jetë bërë pothuajse asgjë për genocidin, që ata ndërmorën kundër popullit shqiptar të Kosovës?
Të vetmen pëçapje serioze, që marr në vlerësim si veprim të pjekur, është miratimi para një viti i një rezolute qëParlamenti i Kosovës votoi dhe aprovoi njëzëri për genocidin serb, për krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë.Kaq, pa përfshirë artikuj e debate pa bereqet! Deri më sot argumenti gjerësisht i shtjellohet është se Republika e Kosovës pa ndihmën ndërkombëtare nuk mund ta çonte çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare!?
Përcaktimi më i kthjellët që kam hulumtuar për termin “Genocid”, e shpreh krimin shtetëror fare thjeshtë: “Është përpjekje e paramenduar për të zhdukur një racë”.
Serbia bën përjashtim në kontinent. Ajo e ka një projekt të tillë gati. Plani i shfarosjes, ose “Elaborat”, siçishte quajtur dokumenti me shkrim i Çubriloviqit në vitin 1937. Ishin hedhur si ide, por ishte një plan i mirëfilltë që të gjitha qeveritë e Jugosllavisë ju përmbajtën rigorozisht memorandumit të Vasa Çubrilloviqit, për spastrimin etnik të shqiptarëve nga trojet e tyre, përmes vrasjeve dhe dëbimeve.
Në Azi dhe Europë kanë sunduar perandori gjakatare, por një plan spastrimi si ai i Çubriloviqit për të shfarrosur fqinjët, nuk i gjendet i dyti në botë. As hordhitë mongole dhe hune nuk provuan t’i planifikojnë spastrimet etnike.
Deri kur të shkonte në OKB akuza e Kosovës për ushtrim genocidi, paraprakisht do duhej të ishin ngritur me kohë e me vakt komisionet për provat e vërtetimet e shfarosjes masive gjatë viteve 1998-1999. Shqiptarët e Kosovës ishin viktimat endërmarrjes të shfarosjes sistematike të organizuar nga pushteti serb, të pa ngjarë që nga krimet e Luftës së Dytë Botërore. Janë të evidentuar 13500 të vrarë në Gjakovë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Rahovec, Krushë e madhe e Krushë e Vogël, Reçak, Meje e të tjera, e të tjera vënde. Të mos zgjatemi se dihen. Janë 406 vënde masakrash që provohen me emra kush u vra, madje dhe nga kush u vranë.
Në një nga këto 406 vënde krimi të llahtarshme kam qenë vetë, një ditë para shpalljes së Pavarësisë Kosovës. Për të bërë një intervistë së bashku me kolegun Fatos Baxhaku, shkuam në Krushë te madhe. Më 25 mars të 1999-ës, fshati ishte rrethuar nga 1500 serbë, ushtarë, milicë e paramilitarë. Çfarë njerëz kapën, i vranë! 330 burra, gra, fëmijë e pleq, i bënë stivë, hodhën mbi trupat e tyre lëndë djegëse dhe i vunë flakën. Fshati u dogj e u rrafshua me tokën. Vetëm katër muaj më pas filluan përpjekjet e identifikimit të trupave me analizën e ADN-së. Atje takova mësuesin e bibliotekarin e fshatit, zotin Bajram Nella, i cili u përlottërë kohën. Kish humbur në këtë ditë dy djemtë, tre vëllezër, nipër e nuse, gjithsej 13 veta nga familja. Fatin e këtij fshati e pati edhe Krusha e Vogël e dhjetëra e dhjetëra vendbanime të tjera shqiptarësh.
Europa kish parë vetëm ca sekuenca të pjesëshme të masakrës së Reçakut, që diplomati William Walker ja dha botës t’i shohë, por që nuk dinte realisht ç’po bënte shtazëria? Prej atyre ditëve, bota humbi kohë dhe vazhdon të humbasë kohë, duke kërkuar arritjen e mirëkuptimit midis vrasësit e viktimës. Shumëkush, personalitet politik ose shtet, nuk deshi të shihte gjakun mbi petkat e pista të ndërgjegjes serbe. Pak vite kishin kaluar nga koha e krimeve monstruoze, kur në Serbi e në Europëfilluan përçapjet për të manipuluar e mohuar këto ngjarje tragjike të ndodhura në historinë e dy popujve. Donin t‘i bënin të pabesueshme dhe,deri diku, i bënë!
Shteti serb kreu gjenocid, por drejtësi mbi ta nuk pati!U dënuan nga Haga disa. Të burgosurit tashmë janë liruar, madje një prej tyre bën profesorin e shkollës së lartë ushtarake, ku para hartave u shpjegon studentëve se ku, në ç’betejë ikishin më të mëdha mundësitë për të vrarë shqiptarë, boshnjakë e kroatë! Janë të evidentuar: 10 mijë familje me të vrarë e shtëpi të djeguara, 1400 fëmijë të vrarë, mbi 1700 gra e vajza të vrara, mbi 20 mijë gra shqiptare të dhunua seksualisht.
Për të mohuar gjenocidin, shteti serb zhvarrosi me mijëra viktima e u orvat të zhdukte gjurmët e krimit. Mijëra shqiptarë u rrëmbyen dhe mbi 1600 familje nuk dinë as fatin dhe as varrin e bijve e bijave të tyre.
Genocidi në Kosovë është një plagë e hapur, por krimet dhe gjenocidi nuk vjetërsohen e as amnistohen.Sikur komisionet t’i kishin gati, qeverija e Kosovës, duhet me kohë t’ua kishin përcjellë ato OKB-së dhe Gjykatës Ndërkombëtare. Ndihma juridike e Shqipërisë, mbështetja për ndërtimin dhe strukturën e akuzës, prezupozohet se duhet të ishte e pranishme.
Çështja e dytë: Sa e dobishme do ishte monedha e Republikës së Kosovës?
Kuptohet pse u vendos përdorimi i monedhës europiane “Euro”! Ajo, nga ana e saj, e ndante përfundimisht prej dinarit dhe i jepte Kosovës shprehjen e orientimit perëndimor. Por nëse, të paktën nga pavarësia, do ishte krijuar një bankë kombëtare emëtimi, me monedhën dhe kartëmonedhën e saj kombëtare, ndikimi do ishte dukshëm më i madh, si politik ashtu dhe ekonomik.Një nga shkaqet është njohja që iu është bërë simboleve për ndikimin dhe rolin shumë të madh. Monedha, pulla e postës, flamuri kombëtar, hymni kombëtar janë simbole përfaqësimi.
Prej periudhës kur biletat bankare prej karte filluan të zëvendësonin në përdorim të përditshëm arin dhe argjendin në qarkullim, u njoh edhe vlera e saj si simbol. Pikërisht në këte kohë lindi dhe përcaktimi lapidar: Shteti fillon nga posta dhe nga banka!
Arsyet janë fare te thjeshta për t’u kuptuar!
Arsyeja e parë:pulla postare dhe kartëmonedha, duke patur të stamposur në pamjet e tyre emrin e shtetit, diktojnë jo vetëm nga ana vizuale botëkuptimin e një njësie shtetërore të pavarur, por dhe shpërndajnë gjerësisht, përmes përdorimit,simbolin dhe konceptine pranimit apriori të asaj çka kartëmonedha mbart të shkruar në ballinë: BANKA E KOSOVËS.
Arsyeja e dytë:Qeveria e Republikës së Kosovës,me aftësi të kufizuara burimesh e potenciale zhvillimi,do bënte të mundur përmes një banke kombëtare emëtimi dhe sistemit të saj të Thesarit Shtetëror, të krijonte kapitalin e saj monetar (e rregulluar me ligj). Pjesë të këtij kapitali të krijuar (vetëm me shpenzimet e prodhimit të kartëmonedhës) do ta hidhte në ndihmë të forcimit të kapitalit vëndas, do të subvenciononte e transferonte fondet publike në bankat private përmes kartëmonedhës kombëtare në kreditim. Pa një monedhë kombëtare, kjo ka pak gjasa të ndodhë, sepse të ardhurat që krijohen nga burimet tatimore janë të kufizuara.
Nga periudha kur shtetet hoqën dorë nga rregulli i vjetër i mbulimit të prerjes së kartëmonedhës me metale të çmuara, prerja e kartmonedhës mund të bëhej në sasira sipas interesave të shtetit, se ku donin ta mbanin të kontrolluar nivelin e inflacionit.Nëse Banka kombëtare e Kosovës, me autoritetin që emëton kartëmonedha, do mund të shtypte e lëshonte bileta në kufij të cilat mbështeteshin nga Thesari i Republikës, nëse sasia e bankënotave të bankësemëtuesedo ilejonte vetes t’i lëshonte në proporcion me nivelin e kapitalit të depozituar bankar, ajo do nxistee përshpejtonte edhe më tej zhvillimin.
Çështja e tretë: përdorimi i simboleve
Një monedhë kombëtare është simbol kombëtar. Ajo do i jepte edhe më shumë shtysë shtetit për përmbushjen e detyrave politike afatgjata në planin ndërkombëtar, sepse përbën liri ekonomike dhe liri politike. Duke emëtuar kartëmonedhën e saj, çeqe në tituj të ndryshëm dhe monedhën divizionale, e bazuar ose jo në paritetin Euro, do hynin në jetën e përditëshme emërtime që do ishin në kushtet e Kosovës patjetër zgjedhje politike. Provat e bëra dikur, me emërtimin “Dardan” të kartëmonedhës, ishin një gjetje për t’u lavdëruar. Pse nuk u përmbush ky projekt është vërtet për t’u habitur?
Sa i përket simbolit të pullës postare, emërtimi në pullë, “Republika e Kosovës”, është bërë prej kohësh. Ajo që nuk kuptohet është pushteti i “specialistëve” të huaj për t’i diktuar Postës së Kosovës shkrimin e këtij emërtimi në pullë me gërma kaq të vogla, sa që bëhen të pa dallueshme, të pa lexueshme!?
Simboli i flamurit të Kosovës është një çështje e ndërlikuar politike. Nuk ka ngjarë me asnjë popull që t’i ndalohen simbolet kombëtare, siç ju diktua shqiptarve të Kosovës! Nuk e kishte Kosova në dorë! Ajo që patën në dorë, mes versioneve të afruara, ishte zgjedhja e gabuar, e cila, me konfigurimin e hartës dhe yjet komunitete, veçse i ngatërronte edhe më tej gjërat.