Japonia që së fundmi prodhoi një tren modern, jo vetëm që është më i shpejti në botë dhe lëviz pa ndjerë pasagjerët ndonjë dridhje nga shpejtësia, ai mund të transportoj pasagjerët me siguri të plotë edhe në moment kur tërmeti godet këtë vend, shkruan CNN.
Bëhet fjalë për trenin N700S ku shkronja S do të thotë “Supreme”, i cili u fut në përdorim nga 1 korriku dhe do të shërbej për transportimin e pasagjerë në linjën Tokaido Shikansen, që lidh stacionin e Tokios dhe atë të Osakas.
Ai mund të lëvize me shpejtësi prej 360 kilometra në orë një rekord i ri që është arritur gjatë vitit të kaluar, duke u cilësuar si treni më i shpejtë në botë. Megjithatë shpejtësia maksimale e lëvizjes së tij do të kufizohet në 285 kilometra në orë.
Treni ishte paraparë që të fillojë punën në ditën kur lojërat olimpike do të hapeshin në Tokio, por për shkak të COVID-19 ato janë shtyrë për vitin e ardhshëm.