Një takim me rëndësi pritet të realizohet në 12 dhjetorin e këtij viti, midis dy liderave të shtetit rus dhe tij grek.
Putin i ka drejtuar kryeministrit grek Aleksis Tsipras, një ftesë zyrtare për një vizitë në Moskë dhe më tej një takim me të.
Takimi mësohet të jetë i një rëndësie të veçantë, pasi nga njëra anë është një përpjekje për shërimin e plagëve të hapura në marrëdhëniet greko-ruse, pas dëbimit të disa diplomateve nga të dy palët, dhe nga ana tjetër do të japë sinjalin për një periudhë të re miqësie mes dy vendeve.
Athina dëboi diplomatët rusë, vetëm 4 muaj më parë duke i akuzuar se u përpoqën të minonin marrëveshjen e Athinës me Shkupin për emrin e Maqedonisë.
Përveç kësaj, Greqia akuzoi Rusinë se po bëhet aleate e Turqisë kundër Perëndimit dhe Greqisë, duke i kërkuar Moskës respekt dhe marrëdhënie të barabarta.
Nga ana tjetër Rusia u përgjigj në të njëjtën mënyrë duke dëbuar nga Moska gjithashtu një numër të njëjtë diplomatësh.
Kohët e fundit kryeministri Tsipras dhe qeveria e tij kishin fituar një përkrahje jashtëzakonisht të madhe nga Uashingtoni.
Misionet diplomatike kanë punuar për të realizuar edhe këtë takim të udhëheqësit grek me presidentin rus, duke planifikuar madje edhe agjendën e diskutimeve që do të përkufizojnë të ardhmen e bashkëpunimit dypalësh.
Ajo përmban marrëdhëniet mes dy vendeve dhe bashkëpunimin në sektorët e tregtisë, lundrimit, turizmit, energjetikës.
Ky takim e vë theksin edhe te zhvillimet rajonale dhe çështjet kombëtare, si marrëdhëniet greko-turke dhe problemi i Qipros.