09.07.2020 - 16:39
Një video mahnitëse shfaq kometën Neowise dhe bishtin e saj magjepsës, teksa duket në fluturim sipër Tokës.
Ky filmim u arrit falë kamerave në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.
E njohur me emrin C/2020 F3, kometa u zbulua në mars nga teleskopi hapësinor NEOWISE.
Ajo është tashmë e dukshme dhe me sy të lirë dhe do të jetë e tillë përgjatë gjithë korrikut.
Videoja magjepsëse është ndarë në rrjete sociale në një klip më të shkurtër.