10.07.2020 - 08:48
Tre persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se tre të infektuarit i përkasin stafit mjekësor të një qendre shëndetësore. Konkretisht rastet e infektuara janë një mjek dhe dy infermiere.
Ditën e fundit në vendin tonë janë shënuar 82 raste të reja me koronavirus.
Pavarësisht se dje nuk është raportuar asnjë vdekje nga koronavirusi, situata në spitalin infektiv është e rëndë. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, pacientët në terapi intensive janë duke u shtuar, ndërsa në spital janë 84 persona të shtruar.