MENU
klinika

Pogradec/ Ishte me COVID-19

Po transportohej drejt Infektivit, vdes gjatë rrugës e moshuara

18.07.2020 - 10:26

Një 88-vjeçare nga Pogradeci e infektuar me COVID ka ndërruar jetë në Elbasan, teksa po transportohej me ambulancë drejt spitalit Infektiv.

E moshuara ishte konfirmuar disa ditë më parë me COVID, gjendja e së cilës ishte përkeqësuar dhe për pasojë po transportohej për në Tiranë te Infektivi.

Por gjatë transportit ka pësuar arrest kardiak dhe ka ndërruar jetë teksa ambulanca ishte duke kaluar në qytetin e Elbasanit.

Trupi i 88-vjeçares është dërguar në morgun e Elbasanit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Dua të të heq sadopak dhimbjen që të shkakton maska”!

Fëmijët surprizojnë mjekët e Infektivit që po luftojnë COVID-19

Në qytete dhe njësitë administrative

Bashkia Pogradec dhe Maliq nisin dezinfektimin

Koronavirusi godet bujqësinë

Fermerët në Korçë mbyllen në shtëpi