MENU
klinika

"Një përshkrim mbi Zadrimën"

Ducagini (Puka) dhe Alessio (Lezha)

20.07.2020 - 08:02

Pjesë nga dokumenti në fjalë i cili i është dërguar “Kongregacionit së Propagandës Fide” në Romë në vitin 1641.

Dokumenti është përgatitur nga Ipeshkv Frang Bardhi dhe mban titullin “Një përshkrim mbi Zadrimën. ; Përshkrim dhe informacion mbi gjendjen e kishave peshkopale dhe famullitare të Dioçezës së Sapës, subjekt e tiranisë Turke”.

…”Këto janë kufijtë e Peshkopatës së Zadrimës, e cila është e përbërë nga pesë njësi: pra Zadrima, Sarda (Shurdhah), Puucha (Puka), Ibbaleia (Iballja) dhe territori i Spasit (Malziu i Pukës). Tri pjesët e fundit gjenden në malet e Dukagjinit”.

Shënim: pra, PUKA, IBALLJA dhe SPASI (MALZIU) gjenden në malet e DUKAGJINIT.

“Kisha katedrale e Kryeengjëllit Saint Michael (Shën Mhilli) është vendosur në një mal të madh dhe të lartë. Para se Sulltan Mehmeti, perandori i Turqve, zaptoi Shqipërinë, kjo tokë, duke u forcuar shumë mirë, ishte e banuar nga zotërit e famshëm Dukagjinët.
Domethënë (lord) zot Pal Dukagjini i moshuar dhe djemtë e tij, Nikollë Dukagjini, Lekë Dukagjini, Progon Dukagjini dhe Shtjefen Dukagjini, të cilët në atë kohë ishin zotër të ligjshëm dhe të natyrshëm të Zadrimës dhe të maleve të lartpërmendura të Pukës, Iballes dhe Spasit (Malziut)”.

• Harta e po atyre viteve rreth të cilëve shkrimi bën fjalë. 1600””.

Në hartë, të nënvizuara me të kuqe:
•Ducagini (Puka) & •Alessio (Lezha).