22.07.2020 - 11:34
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Korçë. Një 55-vjeçar është gjendur e varur sot ne lagjen nr 3.
55 vjeçari jetonte i vetëm, ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhunë në trupin e tij. Sipas informaconeve të deri tanishme nuk është bërë i ditur ende identiteti i viktimës apo dhe arsyet të cilat e detyruan të kryente një akt të tillë.
Priten përgjigjet e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar kohen kur ka ndodhur kjo ngjarje. Ndërkohë policia është në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.