Gmail është sot platforma më e popullarizuar e e-mail në botë, fill pasi Google e transformoi plotësisht platformën, duke u mundësuar njerëzve që të mos shqetësohen më për krijimin e dosjeve specifike apo arkivimin e mesazheve. Pavarësisht popullaritetit të Gmail, ndoshta disa opsione mund të mos i njihni.
Programimi i email-eve (schedule)
Ky opsion bën të mundur që një email të dërgohet në një datë dhe orar të caktuar. Thjesht klikoni te trepikëshi dhe zgjidhni formën “Schedule Send” dhe vendosni orën dhe datën.
Smart Compose
Ky opsion ju mundëson që të shkruani ose vendosni fraza dhe fjalë të parashikuara. Aktivizojeni në “Gmail Settings” -> “Smart Compose” -> “Writing Suggestions On”.
Mesazhet konfidenciale
Përmes “Confidential mode”, ju parandaloni printimin, kopjimin ose përcjelljen e mesazhit te dikush tjetër. Mund të vendosni edhe një datë se kur doni që emaili të fshihet. Po kështu, mund të vendosni edhe një passcode, që u shkon të tjerëve përmes një SMS, dhe vetëm pasi marrin kodin, ata mund të lexojnë emailin. “Confidential mode” gjendet në fund të ikonave.
Nudges
A harroni ndonjëherë të ktheni përgjigje? Mos u shqetësoni, pasi ky opsion ju vjen në ndihmë. Shkoni te “General” në “Gmail Settings” dhe aktivizoni “Nudges” në mënyrë që t’ju sugjerojë emaile që mund të kenë nevojë për përgjigje.
Gjeni emailet sipas kohës
Një tjetër opsion i shtuar është “Emails by Date”. Mjafton të shkruani te shiriti i kërkimit për shembull before:1/1/2020 (before – para) ose after:1/1/2020 (after – pas) dhe do t’ju shfaqen të gjitha emailet e shkëmbyera pas/para një date të caktuar.
Burimi: BGR