MENU
klinika

Seanca e parafundit

PS: Nuk do të presim Lulin, nesër do të hapim listat

29.07.2020 - 10:13

Sot po zhvillohet seanca e parafundit e Kuvendit të Shqipërisë për këtë sesion parlamentar. Një pjesë e deputetëve mungojnë në seancë, mes të cilëve janë edhe Ralf Gjoni, Enver Roshi dhe Eljo Hysko, të cilët janë infektuar me COVID.

Në rendin e ditës janë disa çështje të rëndësishme për diskutim. Rishikimi i buxhetit, për herë të tretë brenda vitit për shkak të pandemisë, akti normativ për ndalimin e muzikës pas orës 20:00 dhe mbyllja e klubeve të natës, tatimin mbi të ardhurat, ku do të hiqet tatim fitimi për bizneset deri në 140 mln lekë dhe do të rritet pragu i TVSH-së për bizneset nga 2 në 8 mln lekë. Një tjetër projektligj që do të miratohet lidhet me shtyrjen e fiskalizimit. Një tjetër ndryshim që do të miratohet lidhet procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë.

Kryetari i grupit socialist Taulant Balla u shpreh se PS-ja është e vendosur dhe nesër do të miratohet hapja e listave.

“PD thote nuk duam ne qe ju te votoni ndryshimet kushtetuese se duam t’i hapim listat 100%! Po si hapen listat 100% per zgjedhjet e ardhshme, pa u votuar ndryshimet kushtetuese neser? Kete Luli nuk e thote, nderkohe qe thote se paskemi shkelur afatet e Kodit te Praktikave te mira te Venezias qe nuk keshillon ndryshime 1 vit para zgjedhjeve! Po edhe Kodin e Praktikave te mira Luli e lexon sipas qejfit, sepse po t’i qendrojme strikt leximit atehere ne s’duhet ta votonim as marreveshjen e 5 qershorit, se edhe ajo i bie me pak se 1 vit para zgjedhjeve te ardhshme. Lulzim Basha nuk e do hapjen e listave as 100 perqind, as 10 perqind, njesoj si Shkelzen Berisha nuk e do hapjen e hetimit per boronicat prej floriri, sepse as listat e Lulit, as boronicat e Zenit, nuk e durojne dot driten e transparences. Nga kjo foltore i them Lulzim Bashes dhe asaj qe ai e quan opozite e bashkuar, se neser ne do t’i hapim listat. Ky parlament ka detyren ndaj shqiptareve te hape listat neser, e enjte 30 korrik, pa pritur Lulin” tha ai.