MENU
klinika

Ja si duket tani vendi ku u bë fotografia

Si lindi sfondi më i famshëm kompjuterik i të gjitha kohërave?

29.07.2020 - 17:01

Edhe pse shumë janë të bindur që fotoja e famshme që ka përdorur Windows për vite me radhë është artificiale, kjo nuk është e vërtetë.

Charles O’Rear lindi në vitin 1941 dhe punoi si fotograf për revistën National Geographic për më shumë se 25 vjet.
Ndërsa po udhëtonte në Autostradën 121 në Kaliforni, Charles vendosi të zbriste nga makina dhe të fotografonte një pamje të cilën shpesh e kishte parë.

Disa vjet më vonë, Microsoft i pagoi atij një shumë të madhe për këtë foto, por O’Rear kurrë nuk zbuloi se cila ishte shifra.
Ai nuk mund ta përcaktonte vetë çmimin e fotografisë, kështu që Microsoft i dërgoi atij një biletë avioni për të shkuar në seli për të negociuar. Fotografia është shfaqur në sistemin XP që nga viti 2001, dhe është parë nga më shumë se një miliard njerëz çdo ditë.

“Ajo u bë afër shtëpisë time, ndërsa unë vizitoja vajzën, në veri të San Francisko. Dita ishte ashtu si në foto. Fotografia nuk kishte asnjë efekt të photoshopit. Bari ishte i përsosur dhe dielli po shkëlqente. Nuk kishte re në qiell, por ndërsa unë parkova makinën dhe mora kamerën, j retë u shfaqën”, tha tha O’Rear.

Më vonë, vendi i famshëm ku është shkrepur fotografia u shndërrua në një vresht, dhe fotografia, e cila u bë pas më shumë se një dekade në të njëjtin vend, tregon një pamje krejtësisht tjetër.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”