MENU
klinika

106 vota pro, 10 deputetë kundër

Miratohet marrëveshja/ Kuvendi voton ndryshimet kushtetuese

30.07.2020 - 12:07

Parlamenti votoi ditën e sotme ndryshimet kushtetuese, duke miratuar kështu marrëveshjen e arritur mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare.

Sikundër edhe pritej, nuk ka patur surpriza në votim. 6 deputetë kanë munguar në seancë dhe 10 vota ishin kundër ndryshimeve të propozuara.

Me 106 vota pro, është votuar për ndryshimin e nenit 64 dhe 68 të Kushtetutës së Republikës, në të cilat synohet të ndalohen koalicionet parazgjedhore mes partive si dhe të vendoset një pragu për ndarjen e mandateve.

Menjëherë pas miratimit, ka reaguar edhe opozita jashtëparlamentare e cila i kundërshtuar këto ndryshime duke i konsideruar si të njëanshme. Debati pasoi një sërë mbledhjesh të këshillit politik, por pa rezultat pasi palët nuk pranuan të lëshojnë në qëndrimet e tyre.

Në linkun e mëposhtëm gjeni dokumentin ku do të shihni se çfarë përmbajnë ndryshimet kushtetuese

DOKUMENTI ME NDRYSHIMET KUSHTETUESE