MENU
klinika

"Janë ditë jo të lehta"

Mjekja mesazh të fortë nga spitali: Po dominojnë moshat e reja

02.08.2020 - 09:02

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon në ‘Facebook’ mesazhin e mjekes Migena Qato, e cila iu bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat kundër koronavirusit.

Vetë ministrja thekson se “Në spitalet COVID vijon beteja e përditshme për jetën, në përballje me një virus të rrezikshëm që nuk bën dallim dhe po prek edhe të rinj, që sot po marrin trajtim në spital. #RespektoRregullat↔️?? Jep kontributin tënd për të frenuar përhapjen e koronavirusit! #TëNdihmojmëEkipetMjekësore?? ?#COVID19?”.

Ja mesazhi i plotë i mjekes:

“Po përballemi me një pandemi të përmasave, që kurrë më parë nuk ishim përballur. Ditët e fundit kanë qenë jo të lehta për ne, pasi numri i rasteve është shtuar në mënyrë të konsiderueshme dhe jo vetëm kaq. Tani dominojnë për fat të keq edhe mosha të reja, të cilat kanë qenë të paprekura nga sëmundje të tjera më parë. Ndaj apeli shkon që të jemi shumë të kujdesshëm, të ruajmë distancën sociale, sepse tani Covid nuk ka më preference në moshë, nuk po kursen asnjë subjekt të popullatës. Ndaj jeni të kujdesshëm, mbroni veten tuaj dhe të afërmit”, shprehet mjekja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Manastirliu flet për rolin e mjekut të familjes gjatë pandemisë

’40 mijë konsulta online me të sëmurët kronikë në 2 javë’


Dyshohet se vdekja e tij është shkaktuar nga…

Gjendet trupi i liderit të Hezbollahut! Nuk kishte plagë!

U arrestua për aferë se*suale në ambjentet e punës

Safet Gjici kërkesë Gjykatës për t’u liruar, zbulohet arsyeja

Çfarë do të ndodhë nesër para seancës parlamentar

Pas burgosjes së Ervin Salianjit, deputeti i PD tregon skenarët

Takohet në ‘arrati’ me kryetarin e Ballit Kombëtar

Në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, rishfaqet Adriatik Llalla