Mes të nxehtit, ujit dhe rërës… pushimet e verës mund të jenë shkatërrimtare për telefonin tuaj. Temperaturat e larta mund të shkaktojnë mbinxehje të pajisjeve tuaja brenda çastit, sidomos nëse janë lënë brenda në makinë apo nën dritën e diellit.
Të mbash pajisjet në temperaturën e dhomës është një rregull i mirë. Nëse shihni një mesazh paralajmërues apo e ndjeni që ekrani është nxehur shumë, fikeni celularin dhe lëreni të ftohet. Mos e vendosni në frigorifer apo temperatura të tjera ekstreme.
Një ekran i plasaritur mund të mbushet me gurëza rëre apo diçka tjetër, por për t’i shpëtuar kësaj, i vendosni një ngjitës transparent sipër, derisa të ndërroni ekranin apo telefonin.
Nëse ecja po vrapimi në plazh është në axhendën tuaj këtë verë, rëra dhe papastërtitë mund të shkaktojnë probleme.
“Në këto lloj telefonësh ka kanale dhe çarje të ndryshme që mund të mbledhin papastërti apo rërë, e që e dëmtojnë seriozisht telefonin apo ndjeshmërinë e prekjes”, thotë Pepitone.
Disa kompresorë të vegjël me ajër, që përdoren për të pastruar tastierat e kompjuterit do t’ju bënin shumë punë.
Notimi është pjesë e kënaqësisë verore, por uji dhe teknologjia nuk kanë pse ngatërrohen. Një këllëf i papërshkueshëm nga uji është një ide e mirë.
Nëse nuk doni të harxhoni lekë për të blerë një telefon të ri, një qese e thjshtë plastike mund ta mbrojë nga dëmtimet dhe lagështira. “Në të shumtën e rasteve, mund të përdorni telefonin me prekje dhe nëpërmjet këtyre qeseve. Nuk është se garanton mbrojtje absolute, por është më mirë se asgjë”, këshillon Pepitone.
Dhe së fundi, mbrojtja më e mirë nga të gjitha? Lëreni telefonin në shtëpi!