Ndërron jetë nga COVID 19 një mësues nga Mirdita. Mësuesi Gjon Kola, ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin Infektiv në Tiranë pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar si pasojë e COVID.
Lajmin për ndarjen nga jeta të mësuesit 58 vjeçar e ka dhënë Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Mirditë, e cila shpreh ngushëllimet për familjen, kolegët dhe miqtë e tij për këtë humbje të parakohëshme.
“Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Mirditë shpresh ngushëllimet për humbjen e mësuesit Gjon Mark Kola.
Mësues Gjoni u nda nga jeta, por la pas një vepër të madhe pune e perkushtimi në arsim ndaj do të jetë mes nesh gjithmonë.
Mësues Gjoni gjithë jetën punoi me fëmijët duke rritur breza nëpër shkolla të ndryshe të rrethit Mirditë e per vite me rradhë edhe ne shkollën 9-vjeçare “Pashko Vasa” Rreshen ku punonte e jepte kontributin e tij në mësimdhënie.
Kjo është një humbje e madhe për familjen e tij, për arsimin mirditor , për kolegët dhe nxënësit e tij e për komunitetin që aq shumë donte e respektonte.
U prehsh në paqe kolegu ynë Gjon Kola!”, thuhet në njoftimin e ZVAP Mirditë.