MENU
klinika

Vetëm 15 milimetra

Zhvillohet miniroboti që lëviz pa bateri

20.08.2020 - 11:56

Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Kalifornisë Jugore ka zhvilluar një robot 88 miligramësh që lëviz, ngjitet dhe bart ngarkesa duke përdorur muskuj artificialë.

Roboti është emëruar “RoBeetle”, “Roboti Brumbull”.

“Ai është vetëm 15 milimetra i gjatë, gjë që e bën “Robotin Brumbull” një nga robotët autonomë më të lehtë dhe më të vegjël të krijuar ndonjëherë”, tha shpikësi i tij, Xiufeng Yang.

“Ne donim të krijonim një robot, pesha dhe madhësia e të cilit do të ishin të krahasueshme me ato të insekteve të vërteta”, shtoi studiuesi.

Ekipi i Xiufeng Yang zhvilloi një sistem muskulor artificial, i bazuar në një karburant të lëngshëm, në këtë rast metanol, i aftë të sigurojë dhjetë herë më shumë energji sesa një bateri me masë identike.

Tani për tani, sistemi është në gjendje t’i zhvendosë vetëm përpara këmbët e robotit, në sipërfaqe të sheshta, si qelq ose sipërfaqe të përafërt, deri në dy orë radhazi, me ngarkesë deri në 2,6 herë më shumë se pesha e tij mbi kurriz/AFP.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”