MENU
klinika

Ky është vetëm hapi i parë

Broja prezantohet në ekipin e ri në Holandë

21.08.2020 - 17:20

Një ditë më parë ai udhëtoi drejt Holandës dhe sot pasdite është prezantuar si lojtari më i ri i Vitesses. Armando Broja është pjesë e klubit “satelit” të Chelsea dhe tani do të ketë mundësi të luajë një sezon të tërë si lojtar i një skuadre të parë në një ligë profesioniste.

Vitesse e ka huazuar për sezonin e ardhshëm dhe Broja pritet të ketë minuta të rregullta te holandezët, që vazhdimisht janë një fidanishte në funksion të Chelsea. Broja ka thënë edhe fjalët e para të tij si lojtar i klubit holandez:

“E di çfarë ka ndodhur me Mason Mount, apo me Lewis Baker dhe Dominic Solanke. Personalisht e shikoj Vitesse si klubin ideal për të bërë të mundur ‘fluturimin’ për lart. Dua të rritem si lojtar dhe njeri. Dhe mbi të gjitha të shënoj shumë gola. Do ta jap gjithçka për këtë”.

Ky është vetëm hapi i parë, pasi këto ditë pritet që trajneri Edy Reja të ftojë sulmuesin e ri për herë të parë në Kombëtaren e parë, pse jo, t’i japë minuta në dy ndeshjet e radhës të Shqipërisë (më 4 shtator me Bjellorusinë në transfertë dhe më 7 shtator me Lituaninë në Tiranë).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rritja e vlerave të kartonëve

Tani Kombëtarja shqiptare vlen mbi 100 mln euro