MENU
klinika

Ç'janë ato drita misterioze?

Meteorë apo alienë? Ja çfarë ka fotografuar kozmonauti rus

24.08.2020 - 16:51

Një kozmonaut rus ka shkrepur disa foto ku shfaqen disa drita misterioze.

Ivan Vagner, i cili ndodhet në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, shpërndau pamjet në Tëitter javën e kaluar.

Gjithçka është filmuar teksa po regjistrohej kalimi i një aureole. Përveç pamjes së bukur të saj, për 9-12 sekonda, Vagner ka treguar se shfaqen 5 objekte ngjitur.

“Çfarë mendoni se janë ato? Meteorë, satelitë, apo…?”, shkruante Vagner.

The Mirror shkruan se me shumë mundësi dritat e çuditshme janë satelitë, pjesë e flotës Starling të SpaceX.

Megjithatë imazhet kanë rritur frikën mes disa njerëzve për pushtim nga alienët.

 

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”