MENU
klinika

Integrimi i Maqedonisë

Zaev: Jemi të gatshëm për NATO dhe BE

11.10.2018 - 13:08

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, të enjten në shënimin e festës së 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Antifashtiste në Kumanovë, tha se festat nuk duhet të jenë numra, por ato duhet të përkujtojnë për sakrificën dhe përgjegjësinë.

Zaev tha se duhet të vazhdohet me realizimin e qëllimit të anëtarësimit të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Tani është koha e fëmijëve tanë dhe të ardhmes. Tani duhet të bëjmë luftë për vende të reja pune, për arsim, shëndetësi, ekonomi dhe prosperitet. Tani është koha që t’u tregojmë skeptikëve se Maqedonia është pjesë e Evropës dhe se e meritojmë atë vend”, tha kryeministri Zaev.

Ai i bëri thirrje deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë që të përkrahin ndryshimet kushtetuese, pasi sipas tij, vota e tyre është për fëmijët e tyre, për të ardhmen dhe për anëtarësimin në strukturat perëndimore. /Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN