Jashtëtokësorët mund të duken si njerëz të vegjël e të gjelbër, të ngjashëm me përbindëshit e filmave fantastiko-shkencor, mirëpo, sipas një astronomi, jashtëtokësorët nuk janë organikë.
Astrofizikani britanik, Sir Martin Rees, beson që kërkimi i jashtëtokësorëve nuk mund të bëhet nëpërmjet kërkimit të formave organike të jetës, mirëpo nëpërmjet kapjes së sinjaleve, që prodhohen nga makinat.
Ka shumë mundësi që këto makina të kenë evoluar nga krijesat organike, dhe se edhe njerëzit do t’i nënshtrohen një procesi të tillë, në të ardhmen. Ai beson që si rrjedhojë jashtëtokësorët janë krijesa shumë inteligjente, të ngjashme me inteligjencën artificiale që njihet për njerëzimin, dhe se kontakti me ta është shumë i vështirë, sidomos për faktin që njerëzit i kërkojnë provat për ekzistencën e tyre, në mënyrë të gabuar.