MENU
klinika

Kufiri detar me Greqinë

Braçe: Deti u shit duke qeshur! Basha poshtëroi një popull!

29.08.2020 - 09:24

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe deklaroi se deti është shitur fillimisht nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe publikon një kronikë të 11 vjetëve më parë kur kryeministri i Greqisë në atë kohë Kostas Karamanlis, erdhi në Shqipëri për të firmosur marrëveshjen për çështjen e detit. Marrëveshje kjo që u rrëzua në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Braçes, marrëveshja e firmosur nga Lulzim Basha, që lëshon territor shqiptar në gjirin e Sarandës u denoncua nga socialistët, u gjykua dhe u shpall antikushtetuese!

Postimi i plotë:

Asgjë nuk harrohet; Kështu u shit deti duke qeshur! Të paturp atëkohë, edhe më të paturp sot! Dëshmia është e Zëri i Amerikës;

Dëgjoni ç’thotë: Për përmbajtjen e saj (marrëveshjes), atë që Shqipëria ka lënë ose ka marrë,

U mbajt një heshtje e plotë, madje nuk u fol as në përfundim të takimeve! Pra hem dorëzuan territorin shqiptar në gjiun e Sarandës, hem heshtën para, kur firmos e pasi vulosën “marrëveshjen”;

Poshtëruan një vend, një popull duke i mohuar edhe gjënë më normale kudo në botë, njohjen me “marrëveshjen” e tyre!

Ishte Lulzim Basha dhe dëshmitar mbi të, Sali Berisha! Lulzim Basha ishte ministër i Jashtëm; Lulzim Basha është sot kryetar i PD dhe kërkon të rikthehet në pushtet si një virgjëreshë;

Mendon se pas 11 vitesh gjithçka ka kaluar, është harruar dhe ai është qepur! Marrëveshja e tij që lëshon territor shqiptar në gjiun e Sarandës u denoncua nga ne-socialistët, u gjykua dhe u shpall antikushtetuese!

Lulzim BASHA bën sot gangsterin se një prokuror i përjashtuar nga VETINGU refuzoi ta hetoj, madje varrosi përgjegjësinë penale të tij dhe Sali Berishës në një sërë veprimesh të gjykuara të paligjshme e antikushtetuese deri në firmosjen duke qeshur të marrëveshjes!

Lulzim Basha bën sot gangsterin e burgut edhe pse sa herë i kujtohet sapuni e zë barku në derë gjykate, por mbi të gjitha se në këtë vend nuk ka ende njeë prokuror e gjykatës që të hetojë e gjykojë krimin më të madh mbi territorin e këtij vendi qyshkur Ahmet Zogu i shkuli Shqipërisë territor si dorovitje për ata që e risollën në pushtet;

Mos harroni; të gjykuar si antikushtetues! Megjithatë, çdo gjë që nuk gjykohet nuk mbyllet, nuk harrohet, mbetet aty derisa të ketë drejtësi!

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!