“Neuralink”, kompania e Elon Musk, bëri një prezantim live këtë të premte duke demonstruar një pajisje elektronike në madhësinë e një monedhe, pa fije.
Kjo pajisje është instaluar në trurin e një derri për eksperiment, që prej dy muajsh. Tre derra ishin në demonstrim, dhe audience ishte në gjendje të shihte sinjal e neuroneve në kohë reale të njërit prej tyre; Gertrude, ai I cili sipas Musk ka pajisjen të instaluar në tru.
Kompania e cila është themeluar në vitin 2016, po eksperimenton një teknologji që do të bëjë të mundur riparimin e dëmtimeve në tru dhe traumave, si dhe po hedh hapat e para të simbiozës mes njeriut dhe inteligjencës artificiale.
Musk pret që brenda fundit të këtij viti të testohet vendosja e impinatit në trurin e një njeriu.
Instalimi I një çipi për të zëvendësuar një pjesë të kafkës së njeriut mund të përmirësojë lëvizjen, të kurojë probleme të shikimit apo dëgjimit, si dhe të ndihmojë me sëmundje si Parkinsoni.
Musk deklaroi se, kompania është e fokusuar më shumë te humbja e memorjes, paraliza, dhe verbëria.