MENU
klinika

Ja si do të funksiojnë

Energji pa dëmtuar mjedisin, planet e reja të Bill Gates për stacionet nukleare

30.08.2020 - 15:36

Bill Gates do të ndërtojë stacione të vogla të avancuara të energjisë bërthamore, të cilat mund të ruajnë energjinë elektrike për të plotësuar rrjetet e furnizuara gjithnjë e më shumë nga burime të përhershme si energjia diellore dhe era.

Kjo risi është pjesë e nxitjes së filantropit miliarder për të ndihmuar në luftën kundër ndryshimit të klimës dhe synon të ndihmojë shoqëritë që të ulin emetimin e gazrave që ngrohin planetin pa dëmtuar sigurinë e rrjetit.

TerraPoëer LLC, të cilën Gates e themeloi 14 vjet më parë dhe partneri i saj, GE Hitachi Nuclear Energy, planifikojnë të komercializojnë stacionet e quajtura Natrium në Shtetet e Bashkuara brenda kësaj dekade.

Për këtë, kompanitë po kërkojnë fonde shtesë nga partnerët privatë dhe Departamenti i Energjisë në SHBA. Gjithashtu, projekti ka mbështetjen e PacifiCorp, në pronësi të Berkshire Hathaway të miliarderit Warren Buffett, së bashku me Energy Northwest dhe Duke Energy.

Nëse rezulton i suksesshëm, plani parashikon ndërtimin e impianteve në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë saj.

Impiantet 345 megavat ftohen nga natriumi i lëngshëm dhe kushtojnë rreth 1 miliard dollarë secila.

Energjia bërthamore është burim kryesor i energjisë elektrike praktikisht pa emisione, por shumë impiante po mbyllen në Shtetet e Bashkuara për shkak të kostove të larta dhe konkurrencës nga dielli dhe era. Disa kritikë kanë paralajmëruar se këto stacione mund të jenë më të shtrenjta se ato konvencionale.

Impiantet e reja, megjithatë, janë krijuar për të plotësuar një energji të rinovueshme sepse ato do të ruajnë fuqinë e reaktorit në depozitat e kripës së shkrirë gjatë ditëve kur rrjeti është i furnizuar mirë. Energjia bërthamore mund të përdoret më vonë kur dielli dhe energjia e erës janë të ulëta për shkak të kushteve të motit.

Projekte të ngjashme në të kaluarën nuk kanë pasur sukses, por dizajnuesit në Natrium thonë se do të sigurojnë temperatura më të qëndrueshme sesa një impiant diellor, çka do të sjellë konsum më të vogël.

Planet janë që impiantet e Natrium të ndërtohen fillimisht në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të zhvilluara, ndërsa më vonë do të përhapen edhe në vendet që nuk kanë ende energji bërthamore.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”