Stuhi e dobët magnetike filloi sot herët në Tokë, sipas Laboratorit për astronomi rentgeni të Diellit pranë Institutit fizik të Akademisë së shkencave (FIAN) në Moskë.
“Për momentin ka stuhi magnetike (e dobët, niveli G1) në magnetosferën e Tokës”, kumtohet në ueb-faqen e laboratorit.
Është sqaruar se stuhia është vërejtur prej rreth orës 6:00 deri në orën 9:00 sipas kohës moskovite. Akoma nuk janë dhënë informata për gjendjen e magnetosferës së Tokës pej orës 9:00 në mëngjes deri në orën 12:00.
Ekzistojnë pesë nivele në klasifikim. Stuhi të dobët mund të shkaktojë çrregullime të vogla në punën e sistemeve energjetike, si dhe të ndikojë në rrugët migruese të zogjve dhe kafshëve. Stuhitë më të fuqishme shkaktojnë çrregullime në sistemet për komunikim dhe navigacion, si dhe ndërprerjet e energjoisë elektrike në rrjetet industriale.
Krahas kësaj, aktiviteti i shtuar diellor, që zakonisht shkakton stuhi magnetike, mund të çojë deri te drita polare (aurora) në gjerësi gjeografike, më në jug të normales.