Historiani dhe politikani Paskal Milo ka sqaruar çështjen e zgjerimit në detin Jon me 12 milje të Greqisë.
Milo shprehet se çdo shtet ka të drejtë të zgjerohet në det me 12 milje por pa dëmtuar fqinjin.
Ai shton se dy marrëveshjet e mëparshme të Greqisë me Italinë dhe Egjiptin nuk kanë qenë për ujërat territorialë, por vetëm për zonat ekskluzive ekonomike.
Sa i përket Shqipërisë, ai thotë se debati është ngatërruar në 3 probleme, ujërat territorialë, zona ekonomike ekskluzive dhe shelfi kontinental.
”Çdo shtet ka të drejtë, të zgjerohet aty ku nuk dëmton shtetin tjetër . Kur nuk ke shqetësim nga fqinji. Duhet të kemi parasysh respektin, të ndarjes së kufijve. Janë dy koncepte të tjera që ngatërrohen, kemi të bëjmë më shelfin kontinental dhe zonën ekskluzive ekonomike. Ujërat territoriale që thuhet, marrëveshja me Egjiptin dhe Italinë u nënshkruan vetëm me
Në rastin e Greqisë na janë ngatërruar 3 probleme, ujërat territorialë, zona eksklzive, shelfi kontinental dhe ujërat.
Nuk e kam kuptuar pse ujërat territoriale shqiptarë janë fiksuar që në 1925, në protokollin e Firences ku janë përcaktuar kufijtë e Shqipërisë. S’jam tekticien i mirëfilltë i të drejtës së ujërave territorial. Deti territorial është territori i shtetit në det, që është kjo 12 milje që lejohet. Nuk është e prerë, dhe patjetër që një vend që s’ka mundësi të ketë 12 milje do ketë më pak.Në 2008 Berisha anuloi ligjin për ujërat territorialë. debati në 2009 u ngrit në bosh, s’kishim ku të mbështeteshim. Një nga arsyet pse e hodhi Gjykata Kushtetuese poshtë atë marrëveshje. ”- tha Paskal Milo.