MENU
klinika

Përdoret pa problem për makinat apo celularët

Kjo bateri zgjat 28 mijë vite me një karikim

02.09.2020 - 11:33

Një kompani amerikane pretendon se është në hapat e fundit të krijimit të një baterie që mund të zgjasë 28 000 vite me një karikim.

NDB thotë se bateria e saj ka si burim energjie mbetjet bërthamore, por radioaktiviteti i saj mbrohet nga disa shtresa diamanti sintetik, një nga materialet më të fortë në planet.

Shkencëtarët theksojnë se kjo bateri mund të përdoret pa problem për makinat apo celularët.

“Imagjinoni një botë ku ju nuk e karikoni celularin gjatë gjithë ditës. Tani, imagjinoni sikur të mos keni nevojë për karikim për një javë ose një muaj.

Po sikur të mos e karikoni për dekada të tëra? Me teknologjinë tonë, kjo gjë është plotësisht e mundur”, tha Neel Naicker për “The New Atlas”.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”