MENU
klinika

Armand Duka nga Bjellorusia

“Dua 6 pikë, ja pse i mblodha presidentët”

03.09.2020 - 19:16

Kreu i FSHF, Armand Duka, si cdo herë, ka shoqëruar Kombëtaren. Ai ndodhet në Minsk, së bashku edhe me thuajse tërë presidentët e ekipeve të Superiores. Numri një foli për ndeshjen e parë të “Nations League”, por edhe synimet e Kombëtares, duke nisur nga nesër në Bjellorusi.

Duka shpalos ambiciet, por nuk kalon pa folur edhe për takimin që ka pasur sot në një tryezë me presidentët e Superiores. Në fakt dukej si një mbledhje e Ligës Profesioniste, ku mungonte kryetari dhe e drejtonte kreu i FSHF-së…

“Po mendohet për të tashmen, por shpresojmë edhe për një të ardhme më të mirë. Kemi Brojën e Chelsea që u huazua në Vitesse, apo dhe Çepele. Është tek Inter dhe është nga Myzeqeja me origjinë.”

Çepele – “Çepele është aktivizuar me të rinjtë e Italisë, ne kemi qenë në kontakte dhe ai pas asnjë dyshim tha se do të luajë me Komnbëtaren e Shqipërisë. Pas eksperiencës me U-17 e Italisë, ka pranuar që të bëhet pjesë e Shqipërisë”.

Objektivat“Me dy ndeshje në tri ditë, katër pikë? Shiko, unë thashë që janë katër skuadra të barabarta dhe nuk ka diferencë të madhe. Të gjithë kombëtaret i bëjnë hyzmetin maksimal këtyre ndeshjeve. Unë dua gjashtë pikë, ne meritojmë shumë dhe unë kam besim se do të marrim 6 pikët nëpërmjet meritës në fushën e lojës”.

Mbledhja me presidentët“Unë ia kam ftuar të gjithë presidentët e Kategorisë Superiore, sepse kaluam një vit të vështirë si Shqipëri dhe futboll. Bashkë me presidentët i kaluam vështirësitë. Ishte destinacioni, apo lëvizja jonë e parë jashtë Shqipërisë, nuk kemi tifozë por kemi presidentët e klubeve.

Kemi vizituar Minskun, kemi parë disa vende të veçanat por diskutuam edhe për Ligën Superiore dhe të ardhmen. Uroj që t’i gëzojmë tërë shqiptarët”, – tha presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN