Megjithëse nuk e shohim shpesh në rrjete sociale, dy vëllezërit mozzik dhe Getinjo nuk harrojnë ta urojnë të ëmën publikisht sa herë është një datë e rëndësishme.
Në fakt, sot është më e rëndësishmja pasi nëna e tyre feston ditëlindjen dhe reperët s’kanë vonuar të shprehin edhe njëherë publikisht dashurinë e madhe për të.
Ata kanë ndarë në rrjete sociale foto të mamasë, të cilës i drejtohen me fjalë të ëmbla që sigurisht ia kanë bërë zemrën mal.
I pari që e uroi ishte Getinjo, i cili në një foto ku shfaqet duke puthur të ëmën shkruan:
“Gëzuar ditëlindjen ëngjëlli im.”
Pas tij, edhe Mozzik publikoi një foto të personit të shtrenjtë të jetës së tij, duke shkruar krahas postimit:
“Urime datëlindja më e shtrenjta ime nanë”
Shumë urime!