MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse i kërcas dhëmbët? Çfarë të bëj?

11.09.2020 - 14:50

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Pse i kërcas dhëmbët? Çfarë të bëj?

Përgjigjet mjeku: Kërcitja e dhëmbëve është dukuria që ndodh kur shtrëngojmë fortë dhembët në mënyrë të vullnetshme ose jo. Kjo mund t’u ndodhë njerëzve kur janë zgjuar ose kur flenë. Megjithëse shkaku i këtij çrregullimi mbetet i panjohur, stresi dhe ankthi luajnë një rol të rëndësishëm në këtë problem. Konsumimi i drogës, alkoolit ose duhanit shërbejnë gjithashtu si nxitës.

Me kalimin e kohës, ky ves i kërcitjes së dhembëve mund të shkaktojë:

Probleme me muskujt në pjesën e nofullave si dhe inflamacion të zonës.
Gërryerje të dhëmbëve
Thyerje të dhëmbëve
Dhimbje koke dhe veshësh
Pagjumësi dhe çrregullime të gjumit
Prishje të smaltit të dhëmbëve
Për t’u mbrojtur nga ky çrregullim ka mënyra të ndryshme.

Mund të përdoren mbrojtëset për gojën, të cilat mbrojnë dhëmbët nga presioni i shtrëngimit dhe pengojnë dëmtimin. Gjithashtu mund të aplikohen masazhet për muskujt e fytyrës, pa harruar pjesën e qafës dhe të shpatullave. Rëndësi ka që të eliminohet stresi dhe ankthi sa më shumë të jetë e mundur.

Ekzistojnë edhe disa kura natyrale për kërcitjen e dhëmbëve:

Kamomili – Pini një gotë çaj kamomili gjithmonë përpara se të flini. Nuk këshillohet për gratë shtatzëna.

Borzilok – Thajini gjethet e borzilokut dhe ziejini për 30 minuta. Pijeni këtë çaj tre herë në ditë.

Balsam limoni – Thajini gjethet e limonit dhe ziejini për 15 minuta. Ashtu si me borzilokun, edhe ky balsam këshillohet të pihet tri herë në ditë.

Dushe relaksuese – Praktikoni sa më shpesh që të mundeni dushe relaksuese, duke hedhur në ujë edhe gjethe bimësh me veti të njohura qetësuese, si rozmarina.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.