MENU
klinika

Fotot

Dështon lëshimi i raketës në hapësirë, shpërthen në flakë

14.09.2020 - 08:53

Përpjekja e parë e kompanisë “Astra Space Inc” për të lëshuar një raketë në orbitë ka dështuar. Prova u krye në stacionin hapësinor të Paqësorit në Alaska. Raketa, rreth 11 metra e gjatë, u ngrit nga toka për rreth 30 sekonda përpara se të rikthehej sërish dhe të shpërthente më pas në flakë.

Pavarësisht dështimit të kësaj tentative, kompania e quajti provën të kënaqshme. “Astra Space Inc” po punon për të krijuar raketa të vogla dhe me kosto më të ulët, të cilat mund të dërgohen në orbitë çdo ditë.

Ky ishte fluturimi i parë nga tre të planifikuara për t’u kryer në muajt e ardhshëm.

Në të kaluarën edhe SpaceX, të Elon Musk, iu deshën katër tentative për të gjetur suksesin. Musk reagoi pas dështimit të parë të raketës së “Astra Space Inc”, duke i dhënë “kurajë” teksa i kujtoi edhe dështimet e tij fillestare.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”