MENU
klinika

Reforma Zgjedhore

Përfundon takimi i ambasadorëve me Bashën në selinë e PD

15.09.2020 - 15:45

Ka përfunduar takimi i ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe, me Lulzim Bashën dhe përfaqësues të opozitës në selinë e PD.

Takimi ka zgjatur një orë, 15:00-16:00, ku të pranishëm në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha kanë qenë zëvendësambasadorja e SHBA-ve, Leyla Moses Ones, ambasadori i BE, Luigi Soreca, dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Dunkan Norman.

Pjesë e takimit janë bërë edhe anëtarët e Këshillit Politik të opozitës, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi.

Deri më tani asnjëra nga palët nuk ka dhënë detaje rreth takimit.

Nderkohe qe nje dite me pare ambasadori i BE Luigi Soreca ka zhvilluar nje takim me seline e Presidences me kreun e shtetit Ilir Meta, i cili eshte cilesuar gjithnje si president i opozites.