MENU
klinika

Dyshohet për atentat me telekomandë

Shpërthim i fuqishëm tritoli te kryqëzimi Selitës

15.09.2020 - 18:36

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, në kryqëzimin i Selitës vendi i quajtur ura e Neshrakut. Në mes të rrugës një makinë ka shpërthyer si pasojë e vendosjes së një sasie tritoli. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën një person raporton News 24.

Sikurse shihen edhe nga pamjet shpërthimi ka dëmtuar thuajse të gjithë makinën. Nuk dihet ende se cila ka qenë shënjestra e kësaj ngjarje të rëndë, por dyshohet se ishte atentat i telekomanduar.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, ambulanca dhe zjarrëfikëset që janë duke punuar për të neutralizuar situatën.