MENU
klinika

Ja çfarë simbolizojnë

Këto 17 emoji i paskemi përdorur gabim

18.09.2020 - 13:15

E keni menduar ndonjëherë që në fakt emoji që përdorim më shumë, në fakt ka tjetër kuptim? Ndoshta jo, por me gjasë lista në vijim do t’ju surprizojë.

Shumë përdorues gabimisht besojnë se ky emoji simbolizon lutjen. Në fakt, ky është gjesti që njerëzit japonezë përdorin për të kërkuar falje. Në disa raste, përdoret edhe në vend të “high-five” (toke këtu!).

17 emoji që i përdorim gabim

Në shikim të parë, mund të mendoni se emoji në vijim do të thotë një puthje, por në fakt nënkupton dikë që fërshëllen.

17 emoji që i përdorim gabim

Kjo nuk është një fjongo e thjeshtë rozë, por simbolizon luftën ndaj kancerin. Më së shumti, emoji përdoret si simbol i ngjarjeve të lumtura.

17 emoji që i përdorim gabim

Emoji i mëposhtëm përfaqëson maskën e ‘Tengu’ – një demon nga mitologjia japoneze. ‘Të bëhesh si Tengu’ do të thotë të tregosh arrogancë dhe mendjemadhësi dhe është një mënyrë për t’i lënë të nënkuptuar dikujt se  po bëhet arrogant.

17 emoji që i përdorim gabim

Mund të duket sikur ky emoji simbolizon diçka të keqe, megjithatë, në fakt, ka një kuptim krejt të kundërt. Emoji tregon viganin japonez, Namahage, që largon shpirtrat e këqij.

17 emoji që i përdorim gabim

Duket si një person që qan, por emoji simbolizon ankthin dhe stresin.

17 emoji që i përdorim gabim

Shumë njerëz mendojnë se ky është një emoji që përfaqëson zjarrin dhe është e lehtë të kuptohet pse. Besoni apo jo, është vetëm një distinktiv për emrin.

17 emoji që i përdorim gabim

Me nxjerrjen e gjuhës, disa mendojnë se kemi të bëjmë me një emoji që nënkupton një shaka. Në fakt, nënkupton shijimin e ushqimit.

17 emoji që i përdorim gabim

Është e lehtë të kuptohet pse njerëzit besojnë se ky emoji i referohet dikujt  të irrituar dhe zemëruar, por në fakt është vetëm “fytyra e dikujt që ka triumfuar”. Wow!

17 emoji që i përdorim gabim

Mund të duket sikur ky emoji do të thotë “i befasuar”, por është me të vërtetë një fytyrë e qetë dhe e heshtur.

17 emoji që i përdorim gabim

Shumica e njerëzve e përdorin këtë emoji për të nënkuptuar miqësi ose dëshirë për të festuar. Në fakt, është versioni japonez për “lepurushet e Playboy”.

17 emoji që i përdorim gabim

Disa njerëz mund ta ngatërrojnë këtë me një pozë yoga ose balerinë, por Unicode këmbëngul se është një grua që po bën gjestin “OK”. Kush e bën këtë në jetën reale?!

17 emoji që i përdorim gabim

Disa njerëz mendojnë se ky emoji është një kamariere me tabaka të padukshme, ose nënkupton dikë që po vë në dukje arritjet e tij/saj. Në fakt, është personi te zyra e informacionit.

17 emoji që i përdorim gabim

Zakonisht përdoret si shenjë e paqes, por emoji do të thotë “Fitore”.

17 emoji që i përdorim gabim

Shumë njerëz e përdorin këtë simbol si një yll që po bie, por në fakt nënkupton marramendjen; pak a shumë si personazhet e animuara kur goditen në kokë.

17 emoji që i përdorim gabim

Njerëzit supozojnë se se kjo ndërtesë rozë është një spital, ndoshta falë shkronjës “H” në pjesën e përparme të tij. Por e vërteta është shumë ndryshe: Në fakt është një “hotel dashurie” (hotele për qëndrim të shkurtër të njerëzve, kryesisht për aktivitete seksuale).

17 emoji që i përdorim gabim

Shumica e njerëzve besojnë se ky emoji është një person në mendime të thella. Në fakt, emoji është duke i kërkuar falje një personi që ka ofenduar. Shumë i çuditshëm për dikë që po kërkon falje, gjithsesi.

17 emoji që i përdorim gabim

Burimet: Unicode, Bright Side, List25, CheatSheet

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”