MENU
klinika

''Tirana vjen tek ti''

100-vjetori i kryeqytetit/ Krijohet Muzeu i Lëvizshëm

19.09.2020 - 13:14

Në kuadër të 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet është krijuar “Muzeu i Lëvizshëm” me emrin “Tirana vjen tek ti”.

Ky Muze rikthen përmes imazheve fotografike momentet më të forta të historisë së qytetit, por edhe dinamikave të shndërrimit të tij të përhershëm që nga ballkoni i Bibliotekës së Vjetër Kombëtare ku u ngrit flamuri i pavarësisë, drejt vendimeve të Kongresit të Lushnjës që e shpalli kryeqytet, më pas vijohet me dëshmitë e çasteve të rënda të pushtimit nazi-fashist, por edhe me rezistencën dhe betejën e çlirimit të saj.

Në zemër të kësaj kujtese të shpalosur spikat gjurma dhe simbolika e “Sheshit Skënderbej”, i cili ka qenë që në zanafillë të tij, simboli i shndërrimeve të forta shoqërore e politike të kombit shqiptar dhe refleks i përsosur i diversitetit historik e kulturor.

Një pjesë e vogël e traditës së Tiranës është vendosur në pjesën e jashtme të muzeut, me veshjet etnografike, sofrën tiranase dhe bujarinë e mikpritjen e kryeqytetit.

Maratona e këtij muzeu në lëvizje, do të mirëpritet në ditët në vijim në Prishtinë dhe Preshevë, pas suksesit në tre qytete të tjera si Prizreni, Gjakova dhe Peja.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët