24.09.2020 - 09:42
5 fshatra në rajonin e Gjirokastrës kanë mbetur pa energji elektrike.
Shkak është bërë moti i keq, me reshje shiu dhe erë që pushtoi vendin.
Mësohet se kanë mbetur pa energji elektrike fshatrat e Njesisë Administrative Luftinje në Memaliaj, si dhe Lunxherinë, Zagorinë, Dropullin, Lazaratin dhe pjesën industriale të qytetit.
Si pasojë e reshjeve të shiut gjatë ditës së djeshme, përveç shkëputjes së energjisë elektrike u regjistruar edhe përmbytje në disa rrugë, duke sjellë vështirësi në qarkullim.