25.09.2020 - 12:08
Një burrë ka humbur jetën paraditen e sotme, pasi po punonte në banesën e një shtetasi tjetër.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Librazhd.
Policia lokale bën me dije se shtetasi me iniciale K.K, ishte duke punuar kur ka mbetur fillimisht i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë.
- Librazhd/ Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në fshatin Dorëz, Librazhd, shtetasi K.K., duke punuar në banesën e shtetasit H.H., e ka zënë pompa e betoni dhe si pasojë është plagosur dhe ka ndërruar jete. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.