Klea Huta dhe Elgit Doda janë një ndër çiftet më të dashura të showbizzit shqiptar.
Ditën e djeshme, ata ishin të ftuarit special të rubrikës “Ti mund të këndosh” tek “E diela shqiptare”, ku Klea zbuloi se i kishte bërë një listë me këngëtaret, me të cilat nuk duhet të bashkëpunonte.
“Jo Giti e di vet, e ka listën gati se me kë nuk duhet të bashkëpunojë, unë nuk them asnjë fjalë më tepër”,– tha Klea.
“Po, ma ka vënë aty sa hyn te dera. Dhe ato e dinë se kush janë. Kanë ardhur tek dera kanë parë listën dhe janë kthyer”,– shtoi Elgiti me shaka.
E pyetur për arsyen, Klea tha se e gjithë kjo lidhet vetëm me profesionalizmin e këtyre këngëtareve.
“Ç’është e vërteta janë ca njerëz që nuk duhet të jenë aty sepse nuk kanë arsye për të qenë. Pra nuk kanë arsye për të qenë në tregun muzikor dhe nuk duhet të jetë Giti im, ai që duhet t’i lançojë për në treg”,- u shpreh moderatorja.
Klea dhe Elgiti janë prindër të një djali, të quajtur Krid, i cili erdhi në jetë në muajin qershor të këtij viti.