MENU
klinika

"Krimi kontrollon Elbasanin"

Alarmi i kryeprokurorit: Ngjarjet e fundit vetëm maja e ajsbergut!

05.10.2020 - 11:03

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Oslian Çela ka ngritur alarmin se krimi i organizuar kontrollon qytetin e Elbasanit. Në një takim me prokurorët, Çela kërkoi më shumë bashkëpunim me institucionet e tjera ligjbatuese, ndërsa inkurajoi prokurorët për hetim të pavarur.

olsian cela kryeprokuroriSipas tij, nuk mund të tolerohet që një qytet të kthehet në skenë krimi dhe të kthehet në një model të Sicilisë së viteve 70-80.

“Niveli i krimit është në rritje. Kemi të bëjmë me krimin e rëndë, me krimin e organizuar. Në Elbasan po vihen re shenja të qartë të kontriollit të krimit të organizuar.

Këto janë shenja të qarta të krimit të organizuar dhe këto kërkojnë një përgjigje ekzemplare nga ana e strukturave të shtetit.

Një qytet nuk mund të tolerohet të kthehet në një skenë krimi. Këto janë ngjarje që janë vetëm maja e ajsbergut me atë që çfarë ndodh në Elbasan. As Elbasani dhe asnjë qytet tjetër nuk mund të kthehet në kontroll të grupeve kriminalë. Asnjë grup kriminal nuk mund të jetë më i fortë se shtetit.

Niveli i bashkëpunimit duhet të ngrihet në nivele të tjera. Ne po përballemi me një situatë aspak të zakonshme. Shqipëria dhe aq më tepër Elbasani nuk mund të kthehet në një model të Sicilisë së viteve 70-80. Askush nuk duhet të ndihet i vetëm përballë krimit. Duhet të kërkoni mbështetjen e të gjitha strukturave”, tha Çela.