07.10.2020 - 10:43
Gjykata e Apelit në Athinë e shpalli Agimin e Artë organizatë kriminale, para pak çastesh. Tashmë mediat greke raportojnë se para kësaj gjykate kanë nisur trazirat. Raportohet për përplasje dhe dhunë mes mbështetësve të Agimit të Artë dhe manifestuesve kundër tyre.
Ndërkohë, policia greke ka ndërhyrë për të marrë nën kontroll situatën. Në vendin e ngjarjes po hidhen sende të forta, tymuese dhe gaz lotsjellës. Mediat greke raportojnë po ashtu se rreth 30 mijë persona janë përfshirë në protestat para gjykatës. Pjesa më e madhe janë mbështetës të Agimit të Artë.
Fajtorë u shpallën dhe 20 anëtarë të saj, nga të cilët 18 deputetë.