MENU
klinika

“Turqia po furnizon Serbinë me dronë vrasës”

Trondit eksperti i njohur, zbulon veprimet e fshehta në rajon

07.10.2020 - 12:37

Analisti ushtarak kroat Jan Ivanjek ka dalë më një sërë akuzat të rënda ndaj Turqisë. Ai ka komentuar interesin e Serbisë për të blerë dronë të armatosur nga Turqia.

Ivanjek shkruan se donët “Bayraktar TB2” janë fjala e fundit e teknologjisë për dronët e armatosur duke përbërë një rrezik të madh për shtetet përreth.

Sipas tij, fakti që Serbia po blen nga Turqia dhe jo nga Kina mund të jetë tregues se janë tensionuar raportet pas marrëveshjes së firmosur me Kosovën në Shtëpinë e Bardhë.

“Sigurisht, dronët janë një faktor kyç në luftën moderne dhe çdo ushtri që i thotë vetes si e tillë duhet t’i ketë ato në formë të armatosur, natyrisht. Kjo është legjitime në vetvete, por gjithashtu nuk mund të qëndrojmë të verbër ndaj faktit se regjimi i Beogradit vijnë deklarata luftënxitëse, që në tabloidet e tyre, mediat e tëra, të cilat janë plotësisht nën kontrollin e regjimit, të gjitha kombet fqinje demonizohen sistematikisht”, deklaron analisti.

“Në fund të fundit, ne duhet të jemi të vetëdijshëm se politika e Serbisë së Madhe është përuruar zyrtarisht. Ajo quhet zyrtarisht `bota serbe`, por është një dhe e njëjta ideologji e vjetër që po përpiqet të kalojë për më shumë se një shekull dhe e cila, natyrisht, rrezikon të gjithë ata që janë në fqinjësi të Serbisë, përfshirë Kroacinë ”, thotë Ivanjek.

Ai beson se kësaj here, për sa i përket zhvillimit të armëve, Kroacia megjithatë po reagon ndaj mesazheve nga Beogradi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Vlerësoj idetë e Presidentes së Kosovës..."

Lajçak takon Osmanin në New York, detaje nga biseda

Investon miliarda euro për fitoren e mikut të tij

Zgjedhjet në SHBA, Vuçiç nis “fushatën” për Trump

BE “kërcënon” Kosovën dhe Serbinë

Si dialogu do të mbajë peng fondet e Planit të Rritjes

“Diskriminim në kufi të racizmit”

Analiza e REL: Si është të jesh shqiptar në Serbi?