MENU
klinika

Hipotezat

Si u krijua Universi? Fituesi i Nobelit, Penrose: Jo një, por disa Big-Bang

11.10.2020 - 08:24

Universi që u krijua nga Big-Bangu, nuk është i pari – dhe nuk do të jetë i fundit, thotë fituesit të Çmimit Nobel të këtij viti, Sir Roger Penrose. Sipas tij kishte diçka para Big Bengut, dhe ajo diçka është ajo që do të kemi në të ardhmen tonë.

Fillimi i university dhe i jetës në Tokë janë dy nga pyetjet që e kanë munduar mendjen e njerëzve ndër shekuj.

Hipotezat janë të shumta, ashtu sikurse janë edhe mbështetësit e tyre me emër.

Së fundmi, një ndër fituesit e çmimit Nobel në Fizikë në 2020-ën, sir Roger Penrose, beson se nuk ka pasur vetëm një Big-Bang, apo shpërthim të madh.

“Unë pretendoj se ka një provë të rrezatimit Haëking. Big Bengu nuk ishte fillimi. Kishte diçka para Big Bengut dhe ajo diçka është ajo që do të kemi në të ardhmen tonë, ”tha Sir Roger për britaniken The Telegraph.

Nobelisti britanik vijon më tej teksa thotë se “Ne kemi një univers që zgjerohet dhe zgjerohet, dhe e gjithë masa shprishet, dhe një teori e çmendur e imja më thotë se, në një të ardhme të largët kjo do të jetë forca vitale për një Big Bang tjetër.

Shkencëtari britanik, me anë të studimeve të tij pretendon se studimi më i imtësishëm për vrimat e zeza mund të na tregojë se ato janë mbetje të të kaluarës së universeve.

Sa i përket universit që ne njohim, ai u krijua rreth 13.7 miliardë vjet më parë. Por universi që u krijua nuk është i pari – dhe nuk do të jetë i fundit, sipas fituesit të Çmimit Nobel Sir Roger Penrose.

Fizikanti e pranoi çmimin për zbulimin e provave historike të teorisë së përgjithshme të relativitetit të Albert Ajnshtajnit dhe provës se vrimat e zeza ekzistojnë.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”