MENU
klinika

Basha, “urdhëron” Ramën

“Zbato planin tim me 5 pika! Tani!”

14.10.2020 - 14:58

Vijojnë replikat në distancë përmes rrjeteve sociale mes kryeministrit Rama dhe kreut demokrat Lulzim Basha.

Ky i fundit shkruan në twitter se Rama ka paguar me 75 milionë euro mafien e inceneratorëve, ndërkohë që nuk ka dhënë asnjë lekë për shqiptarët.

Kreu demokrat e ka dhe një “ultimatum” për të parin e qeverisë. teksa i kërkon të zbatojë menjëherë planin me 5 pika.

“75 milionë euro për mafian e plehrave ka paguar Edi Rama, nga lekët e shqiptarëve.

Asnjë kacidhe për 100 mijë të papunë, për pensionistët,për mjekët dhe infermierët, për sipërmarrjen drejt kolapsit.

Boll me vjedhje e me kakarisje gënjeshtrash dalë boje. Zbato planin me 5 pika! Tani!”, shkruan Basha ne rrjetin social!